Labinot Ibrahimi zbarkon në stërvitjen e Prishtinës, pritet me ngrohtësi nga bashkëlojtarët

Mbrojtësi i njohur Labinot Ibrahimi  e ka lënë Partizanin pas gjashtë vitesh për të ardhur në Kosovë.

Ai është kthyer te Prishtina ku ka luajtur edhe më parë në disa edicione.

Lojtari sot ka qenë i pranishëm në stadiumin e 2 Korrikut aty ku Prishtina po i zhvillon përgatitjet e fundit për ndeshjen me Flamurtarin.

Ai në shoqëri të presidentit Remiz Ejupi ëshë takuar me trajnerin Mirel Josa dhe bashkëlojtarët e tjerë.

Labi është pritur ngrohtësisht nga bashkëlojtarët.

Mbrojtësi nga Lipjani pritet të jetë një nga shtyllat e mbrojtjes te Prishtina. /Gazeta Sheshi/