Labinot Ibrahimi në bisedime me skuadrën e Superligës

Labinot Ibrahimi konfirmoi ndarjen dje me Prishtinën, tek të cilët ishte kthyer me shumë bujë nga Partizani i Tiranës.

Mbrojtësi i djathtë, me tipare edhe të qendërmbrojtësit, ka nisur menjëherë bisedimet me klubet tjera.

Është Feronikeli, që dje është takuar me Ibrahimin, mëson gazeta.

Pavarësisht bisedave, një marrëveshje mes dy palëve është ende larg.

“Për momentin nuk ka ndonjë marrëveshje konkrete. Do të njoftoheni me kohë kur të nënshkruaj kontratë”, deklaroi Labinot Ibrahimi për Gazetën Olle.

Feronikeli më parë është takuar edhe me lojtarë tjerë të Prishtinës, si Ahmed Januzi e Ahmet Haliti, por që deri më tani nuk ka pasur ndonjë marrëveshje.