Labi nis fushatën për kryetar të Ferizajit (Foto)

Labinot Tahiri tashmë dihet se është anëtar i Aleancës Kosova e Re.

Gjithashtu këngëtari ka bërë të ditur se do të kandidojë për kryetar të Ferizajit.

Dhe kjo ka bërë që Labi të organizojë takime me qytetarët dhe një ndër to është edhe i sotit, transmeton Telegrafi.

Këngëtari ka ftuar qytetarët e fshatit Cerrnille për një tubim, ku do të themelojë edhe nëndegën.

“Përshëndetje të gjithëve! Te nderuar qytetar sonte nga ora 20:00 takohemi me banoret e fshatit Cerrnille ne shkollen e fshatit Cerrnille. Atje do të themelojmë nëndegën e radhës. Ardhja juaj na nderon! Me respekt, Koordinatori Labinot Tahiri”, ka shkruar Labi në llogarinë personale të Facebookut.