Kylian Mbappe thyen rekordin e madh në Ligën e Kampionëve

212

Paris Saint-German dhe Chelsea tashmë kanë hedhur njërën këmbë në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni, ndërkohë që i’u mbetet për ta kompletuar edhe një 90 minutësh.

Skuadra e Maurico Pochetinos triumfoi në udhëtim te Bayern Munich me rezultat 2-3. Kylian Mbappe me dy gola dhe Marquinhos me një tjetër kontribuan në këtë fitore të pariesienëve.

Me dy golat e sotëm të shënuar ndaj Bayern Munich, Kylian Mbappe ka thyer një rekord të madh në Ligën e Kampionëve, duke hyrë kështu në historinë e kompeticionit më të madh të futbollit evropian.

Mbappe është lojtari i parë në histori të Ligës së Kampionëve që ka shënuar 5 gola në ndeshjet si mysafir në fazën e eliminimit dhe në çerekfinale për një sezon të vetëm.