Ky ishte reagimi i Ronaldinhos kur e kuptoi se u lirua nga burgu

Ronaldinho është liruar nga burgu i Paraguay dy ditë më parë bashkë më vëllain i tij, pasi depozituan një shumë të konsiderushme parash.

Tani legjenda braziliane është në arrest shtëpiak.

Ish-futbollisti i famshëm dhe vëllai i tij Roberto Assis kanë paguar 1.6 milion dollarë për të dalë nga burgu.

Ronaldinho u arrestua më 5 mars, pasi u kap duke hyrë në Paraguai me një pasaportë false.

Derisa të caktohen gjyqi Ronaldinho do të qëndrojë në arrest shtëpiak.

Televizioni ABC i Paraguait ka publikuar një video ku shfaqet gjyqtari Gustavo Amarilla, duke iu drejtuar përmes një video thirrjes, ku i shpjegon se çfarë pritet prej tij.

Ata nuk duhet të largohet nga Paraguai

Mes tjerësh, gjyqtari u tha që nuk duhet të largohen nga vendi dhe pyeti vëllanë e tij nëse e kuptuan vendimin. Ata konfirmuan se e kuptuan, dhe në fund të bisedës, Ronaldinho përshëndeti gjyqtarin me një festë karakteristike, siç e kemi parë në fushat e futbolli.