Ky ishte plani që Alex Ferguson kishte për Zlatan Ibrahimovicin

163
Mike Phelan ka zbuluar se Zlatan Ibrahimovic ka qenë dëshirë e Manchester Unitedit edhe në të kaluarën.

Ish asistenti i Alex Ferguson, ka deklaruar se bosi i tij ka përcjell për një kohë të gjatë sulmuesin suedez, që këtë verë si transferim i lirë i është bashkuar Manchester Unitedit, duke u larguar nga PSG.

“Ai ishte në radarin tonë shumë herë. Por, ai gjithmonë ishte në skuadra të mëdha, dhe largimi nga ty nuk ishte i lehtë”, ka deklaruar Phelan.

Ibra edhe pse 34 vjeçar, e ka nisur mirë aventurën te Unitedi, duke shënuar tre gola në dy javët e para.