Ky ishte numri i saktë i tifozëve në derbin Partizani – Tirana (FOTO)

Teksa Tirana do të festojë gjatë këtë natë të sotme teksa ia doli të gjunjëzojë Partizanin pas më shumë se 5 vitesh, është konfirmuar zyrtarisht numri i tifozëve që ndoqën derbin e 155-ë në historinë e futbollit shqiptar.

Në stadiumin ‘’Air Albania’’ ishin të pranishëm 19.032 persona.

Kjo shifër vendos një rekord më vete për sa i përket pjesëmarrjes në përballjen mes ngjyrave bardheblu dhe të kuqe në futbollin shqiptar.