Ky ishte numri i biletave që i shiti Gjilani për derbi

Gjilani në cilësinë e ekipit nikoqir në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ u ndesh me Dritën në derbin e xhiros 26 të Ipko Superlligës.

Ndonëse ndeshja nuk prodhoi gola, ishin tifozët në tribuna që u përkujdesën për atmosferën.

Por, numri i tyre është pritur të jetë edhe më i madh.

Ndërkohë, sipas zyrtarëve të klubit gjilanas, sot janë shitur 7500 bileta, raporton Gazetasheshi.com.

Ndërsa, duke llogaritur edhe ftesat dhe hyrjen në stadium të disa zyrtarëve, vlerësohet se numri i përgjithshëm i shikuesve ka qenë rreth 8000 mijë.