Ky ishte motivi i 89-shit që mposhti Gjilanin

318

Trajneri i Trepçës ’89, Bekim Shotani është shprehur mjaft i lumtur pas triumfit 2:1 ndaj Gjilanit në fushën e saj, pavarësisht faktit se ekipi i tij luajti me dy futbollistë më pak nga minuta 73.

“Duke patur parasysh Gjilanin si një ndër ekipet më të organizuara, me traditë, me përforcime dhe trajner të njohur, kemi vlerësuar se do ta kemi shumë të vështirë dhe kjo bëri që të ngritet adrelina. Besoj se lojtarët e kanë pasur parasysh këtë fakt dhe u angazhuan maksimalisht”, deklaroi Shotani.

“Kjo është loja e parë, lufta vetëm sa ka filluar. Kemi fituar vetëm një betejë. Do të mundohem t’i mbajmë lojtarët në adrenalinë. Për ndeshjet tjerë kemi dy futbollistë cilësorë të ndëshkuar me karton të kuq. Kjo na e vështirëson kampionatin”.

Shotani theksoi se ekipi i tij është i interesuar për mesin e tabelës, jo për kreun, duke potencuar se mosha mesatare e ekipit të tij është 20.4 vjeç.