"Ky ishte momenti më i keq i karrierës time"

185

Mbrojtësi portugez i Real Madridit, Pepe, ka pranuar në emisionin ‘El Larguero’ të Cadena SER se momenti më i vështirë i karrierës ishte përplasja me sulmuesin e Getafes, Casquero, vite më parë, derisa e kishte goditur gjatë kohës sa ishte i shtrirë në tokë, transmeton Gazeta Sheshi.

“Ishte një moment mjaft i vështirë për mua. Me të përfunduar ndeshja kam kuptuar se çfarë reagimi kisha bërë. Gruaja ime erdhi në dhomat e zhveshjes duke qarë dhe duke më thënë se çfarë je duke bërë. Më pas kërkova falje publikisht, kam kontaktuar edhe me Casqueron, por nuk e di nëse më ka falur apo jo”, ka deklaruar Pepe.

Pepe kishte goditur keq futbollistin e Getafes në duelin e zhvilluar në Santiago Bernabeu, derisa Casquero po kërkonte një penalti nga gjyqtari ndeshjes. Pepe më pas u dënua me 10 ndeshje suspendim.

/Gazeta Sheshi/