Ky ishte aksioni ‘tika-taka’ i Gjilanit me 30 pasime që nuk përfundoi për pak në portë (VIDEO)

Skuadra e Gjilanit ka triumfuar minimalisht përballë rusëve të Yenisey Krasonyarsk në miqësoren e zhvilluar këtë të mërkurë në Antalia të Turqisë, raporton Gazetasheshi.com.

Golin e vetëm në këtë përballje e realizoi sulmuesi malazez i ardhur në afatin kalimtar të janarit Darko Nikaç në pjesën e parë të lojës.

Në përgjithësi skuadra e Gentjan Mezanit ishte dominuese në këtë duel dhe krijoi raste të pafundme, por që topin nuk e dërguan më shumë se njëherë në kornizën e portës.

Një aksion model ‘kuqebardhët’ e ndërtuan në minutat e fundit të ndeshjes me 30 pasime, por që në fund aksioni nuk i finalizua për pak centimetra.

Më poshtë e keni edhe videon e këtij aksioni:

/Gazeta Sheshi/