Ky futbollist i Kosovës beson se do të shënojë nesër

205

Sot pasdite Përfaqësuesja e Kosovës mbajti seancën e pestë, të fundit, stërvitore para ndeshjes që do të zhvillohet nesër kundër Finlandës. Stërvitja u zhvillua në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja dhe ishte e hapur, ka patën mundësi që mijëra shikues kryesisht shqiptarë dhe shumë media të ndjekin yjet e Përfaqësueses së Kosovës.

Stërvitja konsistoi në një lojë jashtëzakonisht të mirë ku aksionet e futbollistëve të Kosovës u përcollën me duartrokitje dhe ovacione.

Ndërkohë, futbollisti, Besar Halimi është optimist se do të fitojnë në nisje të kualifikimeve për Botërorin ”Rusia 2018”.

“Përfaqësuesja e Kosovës ka lojtarë të mirë dhe cilësorë e unë besoj shumë që do të shënoj dhe do të arrijmë fitore, që do të na motivonte shumë për ndeshjet tjera. Grupi ka punuar me shumë përkushtim këto ditë për të arritur qëllimin”, deklaroi Halimi, transmeton Gazeta Sheshi.

Ndeshja luhet nesër nga ora 20:45