Ky futbollist do të jetë blerja e parë e Guardiolas tek City (Foto)

124

Pep Guardiola tashmë ka hartuar një listë të dëshirave të cilët dëshiron ti marrë me vete në Etihad Stadium. Siç kanë raportuar mediat në ishull, mësohet se futbollisti i parë i cili do të transferohet nga tekniku spanjoll besohet të jetë mesfushori i Borussia Dortmund Ilkay Gundogan.

Sky Sports raporton se bisedimet janë në një fazë të avancuar, ndonëse diferenca mes ofertës se Citizens dhe kërkesës së verdhezinjve është 8.1 milioë paund, afërsisht 10 milionë euro.

Klubi anglez është gati të shpenzojë 35 milionë euro për mesfushorin, ndërkojë që Dortmundi kërkon 45 milionë euro.

largea_ilkay-gundogan-41460216701

Guardiola, i cili do të marrë drejtimin e Manchester Cityt më 1 korrik, e sheh Gundoganin pjesë integrale të planëve të tij. Kontrata e turko-gjermanit me verdhezinjtë skadon në verë të 2017-ës, ndaj drejtuesit e Borussias do të jenë të detyruar të lëshojnë dicka nga kërkesat e tyre për të mos e humbur me parametër zero, sikurse ndodhi me Robert Lewandowskin rreth dy vite më parë.

Drejtori sportiv i Cityt, Txiki Begiristain, pati një takimin në Amsterdam me menaxherin e Gundogan, për të diskutuar rreth këtij transferimi, duke rënë dakord për një pagë vjetore që kap shifrën 6 milionë euro. Në fakt vetë trajneri i Dortmundit Thomas Tuchel e pranoi muajin e kaluar se nuk është i bindur nëse lojtari do të qëndrojë në Signal Iduna Park.