Ky është transferimi që i dështoi Guardiolas në janar (FOTO)

Interi ka refuzuar një ofertë të Manchester Cityt për huazimin e Jeison Murillos te Manchester City gjatë afatit kalimtar të janarit.

‘Zikaltërit’ patën pranuar se kanë refuzuar një ofertë për mbrojtësin kolumbian nga Premierliga, duke mos zbuluar se për cilën skuadër bëhet fjalë.

Por, siç mëson ‘fcinternews’, Interi gjatë janarit ka marrë një ofertë nga Manchester City për huazimin e mbrojtësit 24 vjeçar, e cila është refuzuar nga Suning.