Ky është transferimi i parë tek Barcelona për sezonin e ri (FOTO)

Barcelona ka reaguar duke identifikuar përforcimin e parë për sezonin e ri.

Gjiganti katalan ka marrë aprovimin nga Olympique Lyon, për transferimin e mbrojtësit Samuel Umtiti, ka bërë të ditur e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo.

Umtiti pritet t’i kushtojë Barcelonës mes 20-25 milionë euro.

Dhe, ai do ta mbulojë repartin e mbrojtjes ku pas Dani Alves pritet të largohet edhe Thomas Vermaelen.