A mund të ketë tifozë të Liverpoolit në këtë moment që të jetë vërtet i trishtuar?
Me sa duket po: në rrjetet sociale është bërë i famshëm një tifoz i quajtur Spenser, i cili në Twitter ka rrëfyer një ndër gafat më të mëdha të jetës së tij.
I pranishëm në tribunën etifozëve ultras të Liverpulit, me një abonim sezonal, Spenser u dëshpërua aq shumë kur Dortmundi shkoi në avantazh 3:1 saqë braktisi stadiumin, duke mos besuar më te mrekullia.
Në fakt, Liverpooli luajti një ndeshje të madhe dhe arriti të fitonte 4:3, duke e lënë “të shkatërruar” tifozin mosbesues, i cili tregoi gjithçka në Twitter , duke marrë edhe plot sharje nga tifozët e tjerë të Liverpoolit.