Ky është sulmuesi i ri i Barcelonës (FOTO)

233

Sulmuesi i cili do të jetë njeriu pas shpatullave të Lionel Messit, Luis Suarezit dhe Neymarit, tre “përbindëshave” të skuadrës katalanasve është Luciano Vieto.

Barcelona dhe Atletiko Madridi kanë arritur parimisht akordin për argjentinasin, i cili më 5 dhjetor feston 23-vjetorin e lindjes. Sipas asaj që raporton “El Mundo Deportivo”, pothuajse çdo detaj është i përcaktuar mirë nga dy palët dhe transferimi pritet të kryhet për rreth 22 milionë euro. Pikat e vetme ende të papërfunduara nuk kanë të bëjnë me klubin bardhekuq, por me kontratën e re që sulmuesi do të ketë në “Camp Nou”.

Teksa Barcelona vendosi të heqë dorë nga Kevin Gameiro, një sulmues 29-vjeçar me klauzolë 40 milionë euro, besimi është i madh te Vieto, i cili mund të përshtatet më lehtësisht me treshen “MSN”, sidomos prej moshës së tij të re. Një faktor tjetër që do ta ndihmojë Vieton te Barcelona është miqësia e tij me Mesin. Ata udhëtuan së bashku në Sacile të Italisë në prill të vitit 2015 për t’u konsultuar me dietologun Xhiuliano Poser.