Mangësi e madhe e futbollit kosovar është infrastruktura dhe këtë e dëshmuan edhe zyrtarë të UEFA-s e FIFA-s që vizituan Kosovën.
Madje, vërejtjet u dhanë për dy stadiumet më të mira të vendit, atë të Prishtinës dhe Trepçës, kurse objektet tjera sportive nuk duan asnjë koment.
Krahas terrenit, stadiumet e ekipeve të Superligës edhe infrastrukturën përcjellëse e kanë të shëmtuar. Dhe, në këtë drejtim prin stadiumi i Hajvalisë në Kishnicë, shkruan Gazeta Sheshi.
Pamja përreth stadiumit është tejet shqetësuese dhe nuk krijon përshtypjen se aty mund të zhvillohet ndeshje e fortë futbolli edhe nëse takohen dy skuadra me lojën më të mirën në elitë.
Hiq më mirë nuk qëndron as “Ferki Aliu” i Vushtrrisë.