Ky është “sheiku” gjilanas që ngriti vlerën e klubit ‘kuqebardh’ në 2,5 milionë euro

SC Gjilani duket se e ka seriozisht këtë edicion dhe atë falë investimeve të mëdha që ka bërë presidenca e klubit në afatin kalimtar për transferimin e futbollistëve, shkruan Gazetasheshi.com.

Siç raportoi Gazeta SHESHI gjatë ditës tashmë klubi i Gjilanit është më i vlefshmi në Superligën e Kosovës.

2,5 milionë euro është vlera e 22 lojtarëve që ka në skuadër aktualisht Gentjan Mezanin, me Gerhard Prognin i cili është më i shtrenjti (350 mije euro).

Busic kushton 325 mijë euro, ndërsa Progni kushton 275 mijë euro.

Shumica e lojtarëve që kanë ardhur e kanë shumë mbi 150 mijë euro.

Nga lojtarët vendor më i vlefshmi është Kushtrim Shabani me 75 mijë euro.

Në këtë afat kalimtarë ‘kuqebardhët’ kanë arritur të transferojnë Shkëlqen Ruçi, Erlis Frashëri, Oltion Rapa, Jackson Ferreria, Muhamet Useini, Qëndrim Dautaj, Bedri Greca, Gerhard Progni dhe Tomislav Busic, ndërkohë në ardhje janë edhe disa futbollistë të tjera.

Krejt kjo rezultat i investimeve të presidencës me në krye biznesmenin e njohur gjilanas Florim Zuka, i njohur ndryshe si “Tali”.

“Synimi i të gjithëve është dalja në garat Evropiane por edhe trofet që i presin tifozët besnik “Skifterat” tani e një kohë të gjatë, dua ti gëzoj këta njerëz që në shi e borë janë vazhdimisht me skuadrën e tyre të zemrës dhe ka ardhur koha tani e ngjyrave “bardh e kuq” të Gjilanit”, deklaroi presidenti Zuka.

Siç mëson Gazeta SHESHI te gjilanasit priten të vijnë edhe tre futbollistë nga një në secilin pozicion.

Gjilani sot trumfoi në miqësore përballë Renovës me rezultat 3-2.

/Gazeta Sheshi/