Ky është sekreti i sukusesit i Challandes sipas Muharrem Sahitit

Forma e lartë dhe rezultatet pozitive të Përfaqësueses së Kosovës sipas Muharrem Sahitit, janë për shkak punës të pa lodhshme që bën përzgjedhësi zviceran, Bernard Challandes.

Sahiti në intervistën e dhënë për Insportin, ka folur me respekt të madh për Challandes dhe se ndihet i lumtur që është pjesë e stafit të tij. Ai po ashtu ka treguar edhe metodën e përgatitjes së ndeshjes.

“Zakonisht, ne i analizojmë tri deri në pesë ndeshjet e fundit të kundërshtarit edhe jo gjithmonë kundërshtari është i njëjti me atë që ke luajtur. Do të thotë mund të ketë ndryshime me atë Malin e Zi që kemi luajtur, me këtë që do të luajmë këtu”,  ka thënë Sahiti.

Challandes njihet si një trajner që është i rreptë me futbollistët e tij ashtu edhe në aspektin taktik. Edhe dy ditë kanë mbetur para ndeshjes shumë të rëndësishme me Malin e Zi, në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Evropian “Euro2020”.

Rikthimi i yjeve nga lëndimet si Milot Rashica, Benjamin Kololli dhe Hekuran Kryeziu kanë bërë që strategu zviceran të ketë më pak “kokëdhimbje” për këtë sfidë.

Ndeshja zhvillohet në “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim të orës 20:45.