Ky është rekordi apsolut i Dritës pa humbje!

Drita mbetet e pathyeshme edhe në duelet kontrolluese të cilat po i zhvillon para fillimit të edicionit pranveror. Kështu bardh e kaltërit e dërgojnë në 16 numrin e ndeshjeve rradhazi pa disfatë (përfshirë edhe dy miqësoret e fundit), shkruan Gazetasheshi.com.

Humbja e fundit zyrtare e gjilanasve daton me 13 shtator të vitit të kaluar, derisa u mposht nga Liria e Prizrenit me rezultat të pastër 2-0.

Që nga ajo kohë djelmoshat bardh e kaltër nuk njohin disfatë, duke hyrë kështu në muajin e gjashtë që nuk e njohin këtë term.

Fotografia e Drita FC

Më 25 janar ekuipazhi i Bekim Isufit do të udhëtojë drejt Ohrit, me ç’rast do qëndrojë 10 ditë për të zhvillur fazën finale të përgatitjeve.

Tri ndeshjet e para zyrtare të Dritës në stinorin e ri pranveror janë:

Istogu – Drita (DigitAlb Kupa, rrethi i katërt)
Drita – Feronikeli (Vala Superliga, java 20-të)
Llapi – Drita (Vala Superliga, java e 21-të)

/Gazeta Sheshi/