Ky është reagimi i presidentit të FC Dritës pas disfatës ndaj Prishtinës

2666

Skuadra e Prishtinës e ka fituar derbin kundër Dritës. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të xhiros së 21 të Superligës së Kosovës në futboll, ka përfunduar me rezultatin 2:0 në të mirë të Prishtinës, shkruan Gazetasheshi.com

Kurse, Presidenti i Dritës ka reaguar pas ndeshjes duke deklaruar se këto humbje vetëm se e bëjnë më të fortë skuadrën “bardhekaltërt”.

“Askush nuk është si ne! Ne jemi DRITA, ne jem Kampioni!

Keto humbje vetëm se na bejnë më të fort! Kështu ishim edhe vjet, do të jemi edhe sivjet! Ne flasim në fund!

Forca DRITA, Forca INTELEKTUAL!

DRITA KRENARI, DRITA DASHURI”, ka shkruar Murseli.

 

 

Pas kësaj disfatë, Drita mbetet në vendin e dytë në tabelë me 44 pikë, por tani ka vetëm 2 më tepër se Prishtina.

Renditja tabelare:

No photo description available.