Legjenda e futbollit anglez që tani punon në “BT Sports”, Gary Lienker, në fillim të sezonit kishte bërë një premtim të çmendur.
Ai kishte shkruar në Twitter që nëse Leicester City e fiton titullin kampion, ai do ta drejtojë një emision vetëm në brekë.
Tani, premtimi i tij ka nisur të shpërndahet tani me të madhe, kur Leicesteri është pranë fitimit të Premierligës, përcjellë “Lajmi.net”.
Në 5 ndeshjet e mbetura, Leicesterit i duhen vetëm tetë pikë për ta shkruar historinë dhe për ta “zhveshur” Lienkerin.