Ky është premtimi i Emin Bajramit për skuadrën e Shkëndisë

Trajneri i njohur Emin Bajrami këtë edicion të garave do të jetë timonieri i skuadrë së KF Shkëndija nga Hajvalia.

Emin Bajrami në një prononcim për BlicMedia, ka folur për organizimin dhe synimet e klubit nga Hajvalia.

Bajrami ndër të tjera ka premtuar se me punë dhe seriozitet skuadrën e Shkëndisë brenda pak viteve do ta shohim në garat e Ligës së Kampionëve.

“Premtoj dhe qëllimi im është që Shkëndinë ta ngriti në një nivel tjetër, sepse Shkëndinë e dua me zemër për shumë arsye, njëra ndër arsyet kryesore është që unë jam kumbara i klubit të Shkëndisë, sepse unë jam personi që ja kam vërë emrin dhe gurthemelin”, ka thënë fillimishtë Bajrami.

“Me ardhjen e presidentit Rrustem Pacolli dhe sponzorit gjeneral M Technologu, kemi shumë përgjegjsi sepse kemi ndryshu qasjen, kemi një kryesi profesionale me njerëz profesional nga lami të ndryshme. Ata që me njohin mirë e din që e kam shumë seriozisht. Ju premtoj që Shkëndinë e Hajvalisë për një kohë të shkurt, mbrenda 5 deri 6 viteve do ta shihni duke marr pjesë në Ligën e Kampionëve. Për mua asgjë nuk është e pamundur. Kam shumè besim në presidentin dhe kryesinë, e kam përkrahjen maksimale, i kam duart e lira dhe mua më mbetet së bashku me kryesinë dhe stafin tim me një punë profesionale, diciplinë dhe qasje serioze ta ngrisim në një nivel tjetër”, ka deklaruar për BlicMedia, trajneri Emin Bajrami.