Ky është premtimi i Bylbyl Sokolit pas zyrtarizimit te Llapi

Para pak orës, Bylbyl Sokoli është prezantuar si trajner i ri i Llapit. Megjithatë, në konferencën për media, Sokoli ka qenë i rezervuar kur ka folur për synimet e klubit, transmeton Gazetasheshi.com.

“Do të vëzhdoj projektin që e kanë filluar presdienti Dumnica dhe drejtori Batatina. Me punë profesionale do të vazhdoj aty ku ka mbetur Tahir Batatina, sepse është një periudhë e sukseseshme. Unë shpresoj që me ambiceitet që ka ky bord do të kërkojmë që të nxjerrim maksimumin, do të mundohemi të korrim rezultate sa më të mirë.

Unë premtoj punë e angazhim maksimal të të gjithëve dhe jam i sigurt se me këtë kryesi të Llapit sukeset nuk do të mungojnë”, deklaroi Sokoli.

Marrëveshja e tij është njëvjeçare.