Ky është plani i Real Madrid me të cilin Zidane synon që ta fitojë La Ligën

Real Madrid shënoi një fitore tejet të rëndësishme në udhëtim te Alaves në kuadër të javës së 14 të La Ligës, duke marrë kështu përkohësisht kreun e kampionatit, transmeton Gazetasheshi.com.

Madrilienët triumfuan me shifrat 2-1 në një fitore të vuajtur në Mendizorroza dhe atë falë dy golave të mbrojtësve Sergio Ramos dhe Dani Carvajal.

Për këtë përballje trajneri francez Zinedine Zidane pushoi disa nga lojtarët titullarë dhe kjo po shihet si një ‘formulë’ ideale për ta mbajtur ekipin të freskët.

Pikërisht, rotacionet ishin ato që i mundësuan Real Madridit që në vitin 2017 ta fitonte La Ligën dhe Ligën e Kampionëve në një sezonë të vetëm.

La Liga nuk fitohet me vetëm një formacion. Fitohet me Courtois, Carvajal, Ramos, Marcelo Casemiro, Valverde, Benzema Hazard, por gjithashtu edhe me Areola, Militao, Mendy, Isco o Bale, dhe me Jovic ose Vinícius, dhe të gjithë të tjerët të cilët janë duke e pritur momentin.

/Gazeta Sheshi/