Ky është Pique i Guardiolas tek Manchester City (FOTO)

220

Trajneri Pep Guardiola do të mund të ketë një “Gerard Pique 2.0” në skuadrën e tij të re, Manchester City. Ai është qendërmbrojtësi John Stones! Ky mendim vjen nga ish-trajneri i Aston Villa-s, Paul Lambert. “Qytetarët” janë shumë pranë blerjes së anglezit këtë verë, edhe pse për lojtarin e Evertonit sakrifica nuk është e vogël, por plot 50 milionë paundë. City është gati të ofrojë 40 milionë, të paktën kështu raportohet deri tani.

https://www.youtube.com/watch?v=8sWksyCsquI

Lambert beson se Stones mund të bëhet shumë shpejt një lojtar i kalibrit të katalanasit Pique, për shkak se ka shumë ngjashmëri në stilin e lojës me shtatlartin e Barcelonës. Për këtë, ai thekson se anglezi duhet të punojë me trajnerin 45-vjeçar.

stones
“Kur njërin e sheh duke luajtur tek Evertoni dhe tjetri te Barcelona, kupton se janë futbollistë me të vërtet të ngjashëm. Pique ka të gjitha medaljet dhe trofetë, por unë e imagjinoj Guardiolën duke menduar se Stones është shumë i ngjashëm me ish-lojtarin e vet. Ai mund ta marrë topin nga mbrojtja dhe ta pasojë atë, madje mund të rrezikojë disa herë. Pep mund ta bëjë të suksesshëm”, – shprehet ish-tekniku.