Ky është paralajmërimi i Murselit për përforcimet e Dritës

Pas një stinori jo shumë të dëshiruar, Drita tani ka kohë të mendojë mirë për pjesën e mbetur të garave.

Trajneri Ismet Munishi ka paralajmëruar ndryshime në skuadër, duke konfirmuar se do të ketë edhe prurje të reja.

Mirëpo, ato nuk do të ndodhin së paku në mujin dhjetor. Kështu ka thënë presidenti i klubit të Dritës, Valon Murseli.

“Njëherë për njëherë nuk do të ketë lëvizje. Të shohim në janar se çfarë mund të bëjmë”, theksoi Murseli për Gazetën Sheshi.

Fjala është për lojtarë kualitativë që do të mund t’i ndihmonin skuadrës për të dalë nga fundi i renditjes.

Përndryshe, Drita është afër të finalizojë marrëveshjet me dy futbollistë me të cilët kishte nisur bisedimet kohë më parë, mesfushorin Armend Kastrati dhe portierin, Betim Halimi.