Ky është një ndër ekipet e pakta nga Liga e Parë që ka filluar organizimin (FOTO)

Bashkimi i Koretinit duket se e ka marrë seriozisht garimin në Ligën e Parë. “Portokallinjtë” janë ndër skuadrat e pakta që kanë filluar përgatitjet për sezonin e ri futbollistik.

Fotografia e KF Bashkimi - Koretin

Drejtuesit e kësaj skuadre kanë filluar rinovimin e futbollistëve kryesorë të skuadrës, derisa pritet të ketë edhe transferime, shkruan Gazetasheshi.com.

Fotografia e KF Bashkimi - Koretin

Krahas futbollistëve në Koretin po punohet edhe në rregullimin e stadiumit, teksa punimi po bëhen edhe në tapetin jeshil.

Fotografia e KF Bashkimi - Koretin

/Gazeta Sheshi/