“Në rrugë për SHBA me shokun tim Joel”, ka shkruar Granit Xhaka në llogarinë e tij zyrtare në Instagram. Mesfushori shqiptar duket mjaft i entuziasmuar me aventurën e tij të re, me ç’rast ka publikuar në vazhdimësi imazhe me fanelën e Arsenalit, transmeton Gazeta Sheshi.
Xhaka është transferuar këtë sezonë tek gjiganti londinez Arsenal nga Borussia Monchengladbach për shumën e 45 milionë eurove.
/Gazeta Sheshi/