Ky është kundërshtari i radhës për Partizanin në Champions

263

Skuadra e Partizanit do të ketë një detyrë shumë të vështirë në turin tjetër të Ligës së Kampioneve, pasi shorti i hedhur nga UEFA e ka vënë përballë ekipit të Red Bull Salzburgut, që ka një buxhet të lartë, ashtu si Ferencvarosi.

Kampionia e Austrisë eliminoi në turin e dytë të Ligës së Kampioneve letonezët e Liepajas, të cilët i mundi 1-0 në fushën e vet dhe 2-0 në transfertë.

Duhet theksuar se ekipi austriak ka një sponsor shumë të fuqishëm, që u siguron atyre emra të njohur në arenën ndërkombëtare, arsye pse ata kanë fituar tre vite radhazi titullin kampion, transmeton Panorama Sport.

Sipas shortit të hedhur nga UEFA, ndeshja e parë do të luhet më datë 26 korrik në Shqipëri, ndërsa takimi i kthimit më datë 2 gusht në Austri.