Ky është kundërshtari i Liverpool për Kupën e Botës për klube

Klubi i madh anglez, Liverpooli do të përballet me skuadrën meksikane Monterrey në gjysmëfinalen e FIFA Kupës së Botës për Klube.

Kampionët aktual të Evropës, Reds kanë mësuar tashmë kundërshtarin e tyre në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube që po zhvillohet në Katar.

Bëhet fjalë për fituesit e Ligës së Kampionëve në CONCACAF, meksikanët e Montrrey.

Montrrey mundën të shtunën mbrëma ekipin e Al Sadd me rezultat 3-2 në ndeshjen e tyre hapëse të turneut.

Prandaj ata përparojnë në gjysmëfinale dhe do të takohen me Reds në Khalifa International Stadium të mërkurën më 18 dhjetor.

 

Goli i sulmuesit Bafetimbi Gomis ishte i mjaftueshëm për të fituar Al Hilal ndaj ES Tunisit me rezultat 1-0, që do të thotë se fituesit e Ligës së Kampionëve në AFC do të përballen me Flamengon në gjysmëfinalen tjetër që zhvillohet të martën.

Fituesit në fuqi të kësaj gare janë Real Madridi, i cili mposhti Al-Ain me rezultat të thellë 4-1 në finale.

Gjysmëfinalet e Kupës së Botës për Klube

17 dhjetor – Flamengo – Al Hilal

18 dhjetor – Monterrey – Liverpool