Ky është klubi më i ri në futbollin kosovarë (FOTO)

Përpos klubit Ulpiana qyteti i Lipjanit do të përfaqësohet edhe nga një klub tjetër futbolli. Klubi i ri ka pikërisht emrin e qytetit, pra do të quhet KF Lipjani.

Përmes një njoftimi në Facebook klubi i ri ka treguar arsyet e themelimit, planet e tyre dhe kanë prezantuar stafin menaxhues.

Ky është njoftimi i plotë:

Pas shumë vështirësive në futbollin Lipjanas dhe degradimit të futbollit në Lipjan ,duke pas parasyshë potencialin që ka rinia e Komunës së Lipjanit në futboll, lindi si nevojë krijimi i një klubi të ri futbollistik në qytetin e Lipjanit.

Me kërkesën dhe përkrahjen e shumë sportistëve të Komunës së Lipjanit dhe më gjerë, u vendos që të themelohet ky klub, I cili ka për qëllim organizimin sa më profesional të organeve të klubit dhe stafin profesioal të trenerëve.

Klubi ka për qëllim organizimin dhe krijimin e kushteve të përshtatshme per zhvillimin e seancave stërvitore për të gjitha grupmoshat : U- 7 U-9 U-11 U-13 U-15 U-17 U-19 ( Juniorë ) Meshkujt kurse për femra U-16.

Aktivitetin e tijë KF LIPJANI do ta zhvillojë në stadion e qytetit “ Sami Kelmendi “ në Lipjan.

Stafi menaxhues i klubit është :

Jeton Gashi – Kryetar
Shyqëri Saliu – Anëtarë
Lorik Bërbatovci – Anëtarë
Ramiz Qeriqi – Anëtarë
Milot Rexhepi – Anëtarë
Visar Bardhi – Anëtarë
Apollon Ajeti – Anëtarë

Stafi trenerëve :

Shyqëri Saliu
Jeton Gashi
Visar Bardhi
Milot Rexhepi
Apollon Ajeti
Nuhi Bahtiri – Trajner konsulent
Hysen Arifi – Trajner Asistent