Ky është kapiteni i Arsenalit për sezonin e ri

315

Mbrojtësi gjerman, Per Mertesacker do të jetë kapiteni i ardhshëm i Arsenalit për sezonin e ri.

Goal.com ka kuptuar se mbrojtësi 31-vjeçar do të jetë kapiteni i “Topçinjve” për sezonin e ri, pas largimit të Mikel Artetas.

Pavarësisht se atij i përfundon kontratë në fund të sezonit të ri, shiriti i kapitenit është i besuar më shumë te gjermani Metersacker.

Mbrojtësi gjerman ishte kapiten i padiskutueshëm edhe gjatë sezonit që lamë pas, pasi Arteta shumicën e kohës ishte i lënduar.