Ky është futbollisti më i kërkuar në Google

184

Google Trends” bën me dije se sulmuesi i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic është futbollisti më i kërkuar në 120 shtete, kjo sipas statistikave të muajit gusht.

34-vjeçari është emri që kryesoi renditjen në Rusi dhe dominoi në pjesën më të madhe të Skandinavisë, Azisë dhe Lindjes së Mesme.

Në vendin e dytë pozicionohet lojtari më i shtrenjtë në botë, Paul Pogba, ndërsa pas tij vijnë në distancë të konsiderueshme Pedro nga Chelsea, Jamie Vardy i Leicester City dhe Mesut Ozil nga Arsenal.