Ky është futbollisti me fatin më të keq në botë

123

Të biesh nga kategoria është një fatkeqësi në aspektin sportiv për çdo klub e natyrisht dhe për çdo futbollist, por ka edhe më keq, si përshembull të biesh nga kategoria me dy klube brenda një dite.

Një gjë e tillë i ka ndodhur mbrojtësit të ri Ljuis Kinsela, i cili është I federuar me Aston Vilën, ku do të kthehet në fund të sezonit, por për momentin është i huazuar te Kiderminster, në Konferencën angleze (divizioni i pestë). Të shtunën Aston Vila ra zyrtarisht nga Premierliga, por edhe Kiderminster me Kinselën në fushë ra nga Konferenca. “Dy rënie nga kategoria në një ditë”, shkruante në Twitter pas ndeshjes Kinsela.