Ky është francezi të cilin po ndjek Bayerni

129

A do të rikthehet Bayerni aktiv në merkato?  Kjo nuk duket edhe aq e nevojshme, kur kujton se në Mynih është transferuar një kampion bote si Mats Hummels dhe një kampion Evrope si Renato Sanches. Gjithsesi, vend për përmirësim ka gjithmonë. Kështu, prestigjiozja franceze “L’Équipe” raporton se klubi bavarez është i interesuar për 19-vjeçarin Amine Harit.

Amin3
Gazeta përmend shifrën 8 milionë euro për talentin francez, i cili shkëlqeu në Kampionatin Evropian U-19 të zhvilluar në Gjermani. Franca e tij fitoi turneun, gjatë të cilit Bayerni duket se ka dërguar zbuluesit e vet të talenteve për të ndjekur mesfushorin ofensiv. Amine Harit nuk ka asnjë video cilësore dhe të plotë të performancave të tij në Francë. E çuditshme! Aktualisht, Harit luan për skuadrën franceze Nantes, ku së fundmi bëri kapërcimin nga ekipi i të rinjve. Nëse Bayerni bën një ofertë për djaloshin, vështirë se Nantes mund të thotë “jo“. Klubi ka kohë që vuan nga problemet financiare. Një arsye e fortë pse bavarezët mund të veprojnë është pikërisht “dora e mirë” e punës së tyre në Francë, duke marrë parasysh huazimin (drejt blerjes) e Kingsley Comanit. Ndërkohë, mësohet se Bayerni nuk është i vetmi klub që e ndjek Haritin. Në Ligue 1, deri tani raportohet se Olympique Lyon dhe Olympique Marseille kanë interes për adoleshentin e talentuar. Blihet apo jo, djaloshi është vetëm një nga qindra talentet e ndjekur nga Bayerni.