Ky është formacioni i vitit nga Zekirija Ramadani

E ka nisur me Visar Bekajn në portë dhe e ka përfunduar me Mirlind Dakun në repartin e sulmit.

Trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani ka pasur rastin të përzgjedhë formacionin e vitit 2018 në futbollin kosovar.

Tekniku shkupjan ka përfshirë katër futbollistë të Prishtinës, tre të Dritës dhe nga një të Ballkanit, Trepçës ’89 dhe Llapit, duke mos e përfshirë Mirlind Dakun që tani është pjesë e Osijekut, por që në pranverë mbrojti ngjyrat e klubit llapjan, zbulon Gazetasheshi.com.

Formacioni i Zekirija Ramadanit

Portier: Visar Bekaj (Prishtina)

Mbrojtës: Armend Thaqi (Prishtina), Fidan Gërbeshi (Drita), Armend Dallku (Prishtina), Arbër Potoku (Ballkani)

Mesfushorë: Endrit Krasniqi (Drita), Ylber Maloku (Trepça ’89), Mentor Zhdrella (Llapi)

Sulmues: Gauthier Mankenda (Prishtina), Xhevdet Shabani (Drita), Mirlind Daku (Osijek/Llapi)