Ky është ekipi i vetëm pa fitore në Superligë pas dhjetë javëve

Ekipi i Trepçës është i vetmi në elitën e futbollit kosovar që nuk e ka shijuar ende fitoren. Përkundër që ishin afër ta bënin një gjë të tillë ndaj Prishtinës, ‘xehtarët’ u detyruan ta lëshonin fushën e lojës kokë ulur duke pranuar kështu humbjen e pestë këtë edicion, shkruan Gazeta Sheshi.

Pas dhjetë javëve kampion ekipi i Trepçës renditet në pozitën e dhjetë me pesë pikë, të cilat i ka grumbulluar nga pesë barazimet.


Nuk mbahet mend kur ekipi nga “Adem Jashari” të ketë patur një ecuri kaq negative të rezultateve.

Javën e ardhshme ekipi i Trepçës luan në shtëpi ndaj rivalit lokal Trepça ’89.

/Gazeta Sheshi/