Ky është 11-shi startues aktual i Gjilanit

931

Gjilani zhvilloi sot një ndeshje kontrolluese me KEK-un, duke luajtur pa gola. Qëllimi i këtij dueli ishte testimi i futbollistëve në mënyrë që trajnerët të kenë një pasqyrë sa më të qartë për përbërjen e parë.

Natyrisht, trajneri i Gjilanit, Arbnor Morina deri në fillim të kampionatit do të “eksplorojë” te futbollistët e tij, mirëpo në duelin me KEK-un startoi me këta 11 lojtarë.

Në portë Kaçiu, pastaj reparti mbrojtjes u formua nga Armend Thaqi, Alban Hyseni, Leutrim Bekteshi e Arbër Shala. Në mesfushë luajtën Kreshnik Nebiu, Salih Kosumi e Besart Morina, kurse në sulm ishin tre futbollistë të huaj, Teixeria, Garcia, Espinoza.

Vlen të theksohet paraqitja fantastike e portugezit Teixeria.

Ndërkohë në pjesën e dytë u paraqitën: Faton Maloku, Ergon Hyseni, Ylber Kastrati, Arbios Thaqi, Zgjim Mustafa, Egzon Shabani, Gëzim Rusi, Betim Haxhimusa dhe Isa Eminhazeri.