Ky do të jetë kundërshtari i Feronikelit nëse elimonohet nga Liga e Kampionëve

Po hidhet shorti i Europa League për turin e dytë dhe Partizani e Ferronikeli kanë njohur kundërshtarët e mundshëm, në rast se dështojnë në turin e parë të Champions League.

Të kuqë, në rast eleminimi nga Champions, do të përballen me humbësen e çiftit Sheriff/Saburtalo.

Moldavët janë një kundërshtar i njohur për klubet shqiptare, pasi janë përballur edhe me Kukësin në të kaluarën.

Ferronikeli nga ana tjetër, nëse eleminohet në përballjen me Lincoln (Gjibraltar), do të ndeshet me humbësen e çiftit Arat Armenia-AIK.

Shkëndija në rast se dështon të kalojë ndaj Nome Kaljus në Champions, do të jetë në turin e dytë të Europa League, ku do të përballet me humbësen e çiftit Dudelange/Valleta.