Ky do jetë Xavi i Manchester City-t

161

Drejtuesit e skuadrës angleze janë vënë pas mesfushorit spanjoll të Atletico Madrid-it, Koke. Siç kanë raportuar mediat në ishull mësohet se kjo është një tjetër kapriço e teknikut spanjoll Pep Guardiola, që nga sezoni i rradhës pritet të marrë drejtimin e citizens, transmeton Gazeta Sheshi.

24-vjeçari është cak i Guardiola-s, tani e një kohë të gjatë. Madje mësohet se Pep e dëshiron në skuadër për të formuar një Xavi të ri.

Nëse kjo teke e Guardiola-s do realizohet nga drejtuesit e “qytetarëve”, atëherë ata duhet bërë gati hiq më pak se 63 milionë funta për skuadrën madriliene.

/Gazeta Sheshi/