Kuznetsova-Azarenka, finalja e “Miami Open”

98

Do të jetë mes ruses Svetlana Kuznetsova dhe Azarenkas finalja e turneut të Miamit në tenisin femëror. Kuznetsova preu biletën e para në Key Biscayne duke mposhtur zviceranen Timea Baczinzky me rezultatin 7-5, 6-3. 30-vjecarja, fituese në Miami 10 vjet më parë dhe që këtë edicion eliminoi Serena Williams në cerekfinale, mbylli për herë të parë gjatë këtij turneu ndeshjen në dy sete, dicka të cilën e vlerësoi shumë pasi kështu do të ketë më shumë kohë për të pushuar për finalen. Kuznetsova që gjatë karrierës së saj ka fituar dy turne Slam, (US Open 2004 dhe Roland Garros 2009) fitoi janarin e kaluar titullin e 16 të karrierës në Sydney. Që nga finalja e Kim Clijsters në 2005 kur ishte e 38-ta në botë, Svetlana Kuznetsova është finalistja me renditjen më të ulët në klasifikimin WTA, aktualisht në vendin e 19-të. Nëse fiton turneun do të rikthehej në 10-shen e parë, 6 vitë pas prezencës së saj të fundit në zonën e lartë të klasifikimit të regjistruar në Maj të 2010-ës.

Kundërshtarja e saj në finale, bjellorusja Azarenka, numri 8 në klasifikimin WTA, e cila ka triumfuar në Miami në 2009 dhe 2011 në gjysmëfinale kaloi gjermanen Angelique Kerber në një ndeshje që vinte përballë dy lojtaret më të mira të sezonit. Gjermania gjithsesi është gati të rimarë vendin e dytë në klasifkimin botëror duke kaluar Radwanskwn.