Kuvendi do të mbajë seancë të enjten, opozita kundërshton

113

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca e Kuvendit të Kosovës të mbahet më 10 mars.

Sipas kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli në këtë seancë janë 18 pika të rendit të ditës, ku një pjesë e tyre kanë të bëjnë për integrimet evropiane.

Sipas Veselit tri ditë pas kësaj, do të mbahet edhe një seancë e re për emërimet e anëtarëve të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Veseli ka ftuar opozitën që të marrin pjesë në seancë pasi që bëhet fjalë për liberalizimin e vizave.

Ndërsa në pyetjen lidhur me zgjedhjen e presidentit të Kosovës, Veseli tha se për këtë vendos Kushtetuesja.

Në mbledhjen e Kryesisë ka marrë pjesë edhe Aida Dërguti nga Lëvizja Vetëvendosje. Ajo tha se e ka kundërshtuar mbajtjen e seancës të enjten, por tha se do të marrin pjesë ne seancë sikurse herave tjera që la të kuptohet se sërish do të ketë forma të protestimit nga ana e opozitës./KosovaPress/