Kush kerkon shitjen e Ronaldos eshte i çmendur, thote Ramos

109

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos ka kritikuar tifozët të cilët kanë kërkuar shitjen e Cristiano Ronaldos.

Sulmuesi portugez në javët e fundit ka qenë i lidhur me PSG dhe ish-klubin e tij, Manchester United. Por, Ramos është i bindur se Ronaldo ende është njeriu i duhur për Realin.

“Unë e respektoj mendimin e tifozëve, sepse dashuria e tyre është e rëndësishme për klubin, por kur gjërat nuk shkojnë mirë ata duhet mbështetur lojtarët, sepse ne të gjithë e duam më të mirën për Madridin”, ka thënë Ramos.

“Për mua është çmenduri nëse ata mendojnë se Ronaldo duhet të largohet nga Madridi, ai ka bërë historinë”, ka deklaruar mbrojtësi spanjoll. /KosovaPress/