Kush kërkoi që djali i tij futbollist të bëhet pjesë e Kosovës në kohën e Albert Bunjakut?

Albert Bunjaku, ish-përzgjedhës i Përfaqësueses së Kosovës në futboll ka rrëfyer gjera interesante në kohën sa ka qenë trajner i Kosovës.

Ai ka zbulua se kishte presione edhe në kohën sa ka qenë trajner i Kosovës. “Presione kishte të vazhdueshme. Ato presione i kam marrë më shumë se pozitivitet. Ka qenë dëshirë dhe vullnet i njerëzve që ta dërgojnë Kosovën përpara. Ka patur edhe dëshira egoiste të prindërve që kanë shfaqur dëshirë që t’i kenë fëmijët e tyre te Kosova”, ka thënë Albert Bunjaku në një intervistë për T7, përcjell Insporti.com.

Ndryshe, ai ka thënë se kapiteni momental i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, në tri raste ka pranuar që të vijë për Kosovën.

“Shumë gjëra nuk janë thënë. Mund të them se Mërgim Mavraj në tri raste ka pranuar që ti bashkohet Kosovës. Ai nuk është lejuar në tri raste që të vijë pasi që Bochumi nuk e ka lejuar”, ka zbuluar Mërgim Mavraj.