Kush është menaxheri që po sjell lojtarët më të mirë nga kampionati shqiptarë në Kosovë

Kampionati elitarë i futbollit në Kosovës është shndërruar në atraksion për futbollistët nga Shqipëria, saktësisht nga kampionati shqiptarë, pasi që ka edhe disa futbollistë të huaj që kanë preferuar të vazhdojnë karrierën në Kosovë, shkruan Gazetasheshi.com.

Por, nga duart e kush po kalojnë këta futbollsitë, të cilët po prezantohen me ‘pompozitet’ nga mediat vendore dhe ato fqinje.

Njëri prej tyre është Altin Ferat, menaxheri nga Tirana, i cili me plot sukses ka mbyllur transferimin e Sebino Plakut, Bruno Arrabal dhe Klodian Nurit te Llapi.

Ferat gjithashtu është duke negociuar edhe disa futbollistë të tjerë me emër nga kampionati shqiptar në Kosovë.

Saktësisht Ferat po negocion transferimin e Franc Veliut po te skuadra e Llapit, ndërkohë që në të kaluarën ishte i lidhur edhe me klubin e Prishtinës, pasi që kishte afruar në skuadër sulmuesin nga Tirana Mario Morina.

Altin Ferat gjatë prezantimit të Mario Morinës te Prishtina

Përveq futbollistëve në kampionatin e Kosovë, Ferat ka kryer edhe disa transferime jashtë vendit, kryesisht në kampionatin e Kroacisë dhe Malit të Zi.

Karakteristikë e menaxherit të njohur tiranas është numri i madh i lojtarëve të huaj që ka në dispozicion, pos atyre shqiptarë.

Altin Ferat gjatë i ftuar në klubin e Hajdukut të Splitit

Me plot sukses ka kryer edhe detyrën e menaxherit te Partizani i Tiranës, duke fituar titullin e parë qysh në kontratën e parë profesionale të tij me “të kuqtë”.

Ferat gjithashtu ishte në grupin e parë të menaxherëve që u pajisën muaj më parë me licensa sportive nga FSHF, ku në mesin e tyre ishte edhe ish-kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana.

Altin Ferat me titullin kampion të fituar me Partizanin pas 26 vitesh
Fotografia e Altin Ferat
Altin Ferat dhe Lorik Cana gjatë kursit të organizuar nga FSHF për menaxherë sportiv

/Gazeta Sheshi/