Kush është kundërshtari që Prishtina do të luaj në Ligën e Evropës – Shikoni statistikat e Lincoln Red në garat evropiane

Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për raundin e parakualifikues të Ligës së Evropës.

Fituesi i Kupës së Kosovës, Prishtina do të ketë punë me skuadrën Lincoln Red Imps nga Gjibraltari, shkruan GazetaSheshi.

Për dallim nga vitet e tjera, për shkak të pandemisë, ndeshjet nuk do të luhen me sistemin vajtje-ardhje, por me vetëm një takim.

Por ky ekipi nuk është emër i panjohur për skuadrat kosovare. Me parë Feronikeli në raundin preliminar në Ligën e Kampioneve kishte triumfuar minimalisht 1:0 ndaj kësaj skuadre në vitin e kaluar.

Kurse, Drita kishte fituar 4:1 pas vazhdimeve në vitin 2018 po ashtu në raundin preliminar të Ligës së Kampionëve.

Skuadra nga Gjibratlari, Lincoln Red Imps nga viti 2003 deri në 2016 ka të fituara 14 tituj. Lincoln në garat e evropiane është paraqitur 18-të herë, 13-të ndeshje në Ligën e Kampioneve ku ka të fituara 4 ndërsa ka barazuar 2 dhe ka humbur 7-të. Në këto takime ka realizuar 12 dhe ka pranuar gjithsej 20 me goldallim -8.

Ndërsa në Ligën e Evropës ka zhvilluar 5 ndeshje, 2 të fituara dhe tri barazime, kurse në këto takime ka realizuar 3 gola dhe ka pranuar 11 me goldallim -8.

“Sheshi” mëposhtë ju ka sjellur disa ndeshje të Lincoln Red në garat evropiane.

Lincoln Red Imps – Prishtina, ky takim do të zhvillohet me 20 gusht.

/GazetaSheshi/