Kush e zbuloi talentin kosovar? Reagon babai i Milot Rashicës

Babai i Milot Rashicës, Nexhmedin Rashica, i është kundërpërgjigjur Mehmet Kurdës për zbulimin e Milotit si talent i madh i futbollit.

Kurda është thirrur disa herë se ka zbuluar talentin e yllit të Werder Bremenit. Mirëpo, babai i Milotit, Nexhmedini e ka mohuar këtë.

“Le ta shikon Mehmet Kurda se kush e ka zbuluar Milotin. Milotin e kam dërguar ne Prishtinë për arsye te formimit te Ligës Regjionale”, ka shkruar Rashica në Facebook.

Ai ka publikuar një foto ku shihet Miloti me klubin e Vushtrrisë, kategoritë e reja. Miloti për disa vjet ka luajtur me grupmoshat e reja të SHF Kurda, para se t’i bashkohej ekipit të parë të Vushtrrisë, ku trajner ishte Ismet Munishi.

Rreth kësaj “çështjeje” ka reaguar edhe Ismet Munishi me një postim në rrjetet sociale.