Kush e do Modricin duhet ti japë 500 milion

99

Faqja e specializuar, Football Leaks ka vazhduar të dridhë Real Madridin duke zbuluar kontratat e lojtarëve Madrilen. Tashmë synim ishte Luka Modric.

Modric i cili u transferua në Madrid për shumën e 30 milionë eurove në vitin 2012, merr një pagë prej 4,749,670 milionë euro në vit, e cila me vazhdimin e kontratës deri në vitin 2018, do të rritet deri 5,643,155 milionë euro në vit.

Nëse kjo pagë është në suazat e normalës atëherë ajo çka është për tu befasuar është klauzola e tij në rast largimi ku ekipet që e deshirojnë magjistarin kroat në rradhet e veta duhet t`i paguajnë sëpari Realit 500 milionë euro.

Në gusht të 2014, Modric pati vazhduar kontratën me Real Madridin, kontratë që do ta mbajë atë në Santiago Bernabeu më sepaku deri në vitin 2018.